Merkel edhe një herë shihet e ulur gjatë intonimit të himnit

  • 16 July 2019 - 19:21
Merkel edhe një herë shihet e ulur gjatë intonimit të himnit

Angela Merkel është parë e ulur edhe një herë gjatë një ceremonie zyrtare. Kjo është hera e dytë që Merkel ka qëndruar ulur në një ceremoni zyrtare brenda një jave.

Këtë herë Merkel ishte në pritje të kryeministres së Moldavisë.

Merkel është parë duke u dridhur tre herë brenda muajit të kaluar gjatë intonimit të himnit në ceremoni zyrtare dhe shqetësimi për shëndetin e saj është i madh.

Sipas një sondazhi në Gjermani, një në tre gjerman nuk ndjen fare dhembshuri për kancelaren. Ky sondazh është mbajtur nga presitigjiozja Bild.

Merkel vazhdon të thotë se shëndeti i saj është shumë i mirë.

(Kosova Sot Online)