Arrestohen dy persona për bixhoz të paligjshëm në Podujevë

  • 16 July 2019 - 20:43
Arrestohen dy persona për bixhoz të paligjshëm në Podujevë

Dy persona janë arrestuar në fshatin Shakovicë të Podujevës nën dyshimin për veprës penale “organizim i skemave piramidale dhe bixhoz i paligjshëm”.

Në njoftimin e policisë thuhet se sot janë konfiskuar në një lokal dhe në një shtëpi dëshmi relevante që lidhen me kryerjen e kësaj vepre.

Të dyshuarit (i pari pronar i lokalit, tjetri punëtor në lokal), të cilët janë arrestuar nga policia janë: E. H. (viti i lindjes 1998) dhe A. H. (viti i lindjes 1996). Që të dy meshkuj, shqiptarë.

Me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit ndalohen për 48 orë në mbajtje.


(Kosova Sot Online)