Kadri Veseli e quan fosil Jusuf Buxhovin që foli për vrasjet e pasluftës

  • 16 korrik 2019 - 22:25
Kadri Veseli e quan fosil Jusuf Buxhovin që foli për vrasjet e pasluftës

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i ka reaguar njërit prej themeluesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jusuf Buxhovi, pas deklaratës së tij për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“UÇK-ja nuk ka qenë e pastër. Ka qenë e drejtë, por ka pasur shumë gjëra të këqija. Janë vrarë mbi 100 zyrtarë të LDK-së”, ka deklaruar Buxhovi ditë më parë, duke marrë reagime të shumta.

E, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Veseli ka thënë, duke iu referuar Buxhovit, se “personi i cili e ka vënë këtë theks në këtë formë njëngjyrëshe është lloji i fosilit i cili nuk i ndihmon as qartësimit të së vërtetës historike, pavarësisht se lufta në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.

(Kosova Sot Online)