Monedha 200 lekëshe skandaloze!

  • 16 July 2019 - 22:54
Monedha 200 lekëshe skandaloze!

Në Shqipëri tashmë po qarkullon monedha e re 200 lekëshe. Por, sipas artistëve ajo në aspektin artistik nuk i plotëson as kushtet minimale.

Për këtë ka reaguar kritiku i artit Ilir Muharremi i cili ka shkruar:“Ka dalë në qarkullim monedha e re 200 lekëshe në Shqipëri me plot defekte dhe vërtetë kjo mund të konsiderohet si skandal i vërtetë. Shqiponja është e shpërqendruar, asimetrike jo estetike ka defekte amatoreske. Problem kryesor është Ylli që qëndron sipër dhe ky Yll na kthen në kohë në vitete 1946.

Përveç problemit estetik problem esencial është ylli komunist.” Ndërsa, artisti Mustafa Arapi nga Tirana po ashtu ka reaguar duke thënë: “Shikoni me kujdes deformacionin e shqiponjes te 200 lekëshi i ri i prodhuar kohët e fundit nga Banka e Shqipërisë .Një skandal i vertetë .

(Kosova Sot Online)