“Udhëheqja skandaloze e Pacollit”, ky do të jetë dështimi i madh për Kosovën

  • 17 July 2019 - 07:30
“Udhëheqja skandaloze e Pacollit”, ky do të jetë dështimi i madh për Kosovën

“Udhëheqja skandaloze e diplomacisë kosovare nga Behxhet Pacolli, emërimet e njerëzve jo adekuat, partiak dhe të pa integritet në misionet diplomatike, kanë bërë që diplomacia kosovare të jetë vetëm edhe një instrument për të zhvatur buxhetin e shtetit dhe për ti rehatuar militantët partiak. Po ashtu imazhi negative i Kosovës në arenën ndërkombëtare si rezultat I krimit të organizuar dhe korrupsionit të që ka prodhuar koalicioni qeveritar PAN, është faktor I dëmshëm në proceset e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, siç është Interpoli, por edhe për sigurimin e njohjeve të reja për shtetin”, tha Haziri.

Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it ka vendosur që të dërgojë dosjen e Policisë së Kosovës për votim në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, në takimin e radhës që sivjet do të mbahet në Kili.

Image

E analisti politik, Nexhat Haziri konsideron se me këtë mandat qeverisës të koalicionit PAN, aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Interpol është dashur të mos përsëritet për takimin e radhës së komitetit që do ta mbahet në Kili.

Sipas Hazirit, aplikimi i Kosovës për Interpol do të duhej të ndodhte vetëm pas zgjedhjeve të reja, nëse ato mbahen në vjeshtë dhe përmirësimit, kompensimit të dështimeve në politikën e jashtme që kanë ardhur si rezultat i diplomacisë skandaloze që ka bërë Behgjet Pacolli dhe koalicioni PAN si tërësi.

“Jam shumë pesimist se Kosova do të mund të anëtarësohet në Interpol gjatë Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate e cila do të mbahet në Kili, për shkak të një diplomacie inerte dhe pa koncept të qartë lobimi, jo vetëm për këtë anëtarësim por edhe për të siguruar njohje të reja për shtetin e Kosovës”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Ai ka pohuar se të gjitha dështimet në diplomaci kanë një adresë, dhe ajo është tek kabineti i Behgjet Pacollit si ministër i jashtëm dhe rrjeti diplomatik i degraduar në dy vjetët e e fundit të kësaj qeverisje.

“Udhëheqja skandaloze e diplomacisë kosovare nga Behxhet Pacolli, emërimet e njerëzve jo adekuat, partiak dhe të pa integritet në misionet diplomatike, kanë bërë që diplomacia kosovare të jetë vetëm edhe një instrument për të zhvatur buxhetin e shtetit dhe për ti rehatuar militantët partiak. Po ashtu imazhi negative i Kosovës në arenën ndërkombëtare si rezultat I krimit të organizuar dhe korrupsionit të që ka prodhuar koalicioni qeveritar PAN, është faktor I dëmshëm në proceset e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, siç është Interpoli, por edhe për sigurimin e njohjeve të reja për shtetin”, tha analisti Haziri për “Kosova Sot Online”.

Këto dështime të Pacollit, sipas Hazirit, kanë quar ujë të mjaftueshëm për ta avancuar diplomacinë serbe kundër Kosovës dhe kjo do të jetë goditje e madhe edhe në përpjekjen e radhës për Interpolin.

“Kjo është shndërruar në një adut të fortë për diplomacinë e Serbisë e cila është shumë aktive, shumë e organizuar për ta penguar Kosovën në anëtarësim në organizata ndërkombëtare, dhe fal diplomacisë tonë të dobët, Beogradi zyrtar po arrin suksese në këtë drejtim”, përfundoi Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)