KOMF: Institucionet të japin përgjegjësi rreth rastit të vdekjes së 11-vjecarit, IPK’ja ta hetojë policinë

  • 17 July 2019 - 10:43
KOMF: Institucionet të japin përgjegjësi rreth rastit të vdekjes së 11-vjecarit, IPK’ja ta hetojë policinë

Koalicioni i OJQ’ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, (KOMF), është shprehur i shqetësuar me rastin e fundit të vrasjes së 11-vjecarit, K.Veseli. KOMF ka kërkuar përgjegjësi nga Institucionet kompetente rreth këtij rasti.

Kjo organizatë ka kërkuar nga Prokuroria e Policia që të marrin masa më të shpejta për këtë rast.

Nga KOMF kanë shprehur shqetësime edhe për deklaratat e nënës së viktimës dhënë për media e cila ka thënë se rastin e kishte raportuar edhe në policinë e Kosovës.

KOMF ka kërkuar nga Inspektorati i Policisë së Kosovës që t’i hetojë edhe zyrtarët policor të Kosovës në rast të ndonjë neglizhence.

“Policia nuk na ka ofruar të dhëna për këtë rast deri në momentin qe po flasim. Prokuria ka deklaruar se po i vazhdojnë hetimet”, ka deklaruar Donjeta Kelmendi nga KOMF.

“KOMF kërkon nga IPK që ta inspektojë këtë rast  për të parë nëse ka pasur neglizhencë dhe përgjegjësit të paraqiten para hetuesisë”.

Nga kjo OJQ kanë bërë me dije se nëse ky rast nuk zbardhet ataherë nuk përjashtohen edhe protestat.

(Kosova Sot Online)