Kjo është pasuesja e von der Leyen në ministrinë e Mbrojtjes në Gjermani

  • 17 July 2019 - 11:05
Kjo është pasuesja e von der Leyen në ministrinë e Mbrojtjes në Gjermani

Annegret Kramp-Karrenbauer, lidere e partisë Unioni Kristiandemokrat është zgjedhur ministrja e re e Mbrojtjes në Gjermani.

Kjo erdhi pasi që Ursula von der Leyen, që ka shërbyer në këtë pozitë që nga viti 2013, siguroi votat e nevojshme për Parlament Europian që të zë pozitën e presidentes së Komisionit Europian.

Kramp-Karrenbauer do të marrë pozitën sot, raporton Der Spiegel.

Ministria e Mbrojtjes konsiderohet si një punë shumë e vështirë. Më parë është konsideruar si “ulësja e nxehtë” e politikës gjermane, duke njollosur apo përfunduar karrierat e shumë liderëve. Von der Leyen ishte ranguar ndër politikanet më pak popullore në Gjermani gjatë kohës sa shërbeu në këtë pozitë.

Kramp-Karrenbauer, e quajtur vetëm AKK në Gjermani, konsiderohet si pasardhëse e Angela Merkel në pozitën e Kancelares.

(Kosova Sot Online)