Edhe Abazi i del kundër Veselit, ja si ironizon me të

  • 17 July 2019 - 11:48
Edhe Abazi i del kundër Veselit, ja si ironizon me të

Edhe analisti politik Haki Abazi, i ka dalë kundër kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, që e ka quajtur “fosil të mbetur”, historianin Jusuf Buxhovi.

Veseli, teksa është pyetur për deklaratën e Buxhovit se “UÇK-ja ka qenë e drejtë, por nuk ka qenë e pastër”, ka thënë se deklaratat si kjo, nuk i ndihmojnë as qartësimit të së vërtetës historike dhe vrasjeve të pasluftës. 

E Abazi ka ironizuar me Veselin, duke krijuar një dialog mes “mësueses” dhe “Lulit” në një postim në Facebook.

Reagimi i Abazit:

Mesuesja: Kush me thote se cka ka jane fosilet?

Luli: Ne Amerike fosilet jane mbetjet qe nuk ka arrite me i zhduke SHIK-u

Mesuesja: Menqur, Ne cilin universitet do me shku Lul?

Luli: Mitrovice, Peje, Gjilan, Ferizaj....

(Kosova Sot Online)