Peshkatari australian gjen letrën e shkruar nga djaloshi britanik para 50 vjetësh

  • 17 July 2019 - 15:21
Peshkatari australian gjen letrën e shkruar nga djaloshi britanik para 50 vjetësh

Një letër e futur në një shishe, e cila ishte shkruar para pesëdhjetë vjetësh nga një fëmijë britanik , është gjetur nga një peshkatar australian në pjesën juglindore të Australisë.

Paul Elliot tha se ai dhe djali i tij, Jyah, e gjetën këtë shishe në gadishullin Eyre kur kishin dalë për peshkim.

Peshkatari i tha televizionit publik australian se është duke e kërkuar autorin e kësaj letre, i cili, nëse është gjallë, tash i ka mbushur 63 vjet.

Në këtë letër përshkruhet udhëtimi i Paul Bibsoni-it, i cili atëherë ishte 13 vjeç dhe po udhëtonte me një anije në bregdetin juglindor të Australiasë nga Fremantle në perëndim deri në Melbourne në lindje.

Qindra mijëra britanikë kishim imigruar në Australi në vitet e gjashtëdhjeta pasi qeveria australiane e mbulonte një pjesë të shpenzimeve të udhëtimit, ndërsa fëmijët udhëtonin falas.

Sidoqoftë, çereku i tyre ishin kthyer në Britani për shkak se kishin pritur që jeta e tyre në kontinentin e largët të ishte më e mirë.

Letra më e vjetër që është gjetur ndonjëherë në shishe të hedhur në det është gjetur vitin e kaluar në pjesën perëndimore të Australisë. Letra e gjetur ishte e shkruar në gjuhën gjermane dhe në të gjendej data 12 qershor 1886, shkruan “Independent”.

(Kosova Sot Online)