OSBE përshndet reagimin e shpejt për arrestimin e 19 vjeçarit që dyshohet se vrau të miturin rom

  • 17 July 2019 - 15:30
OSBE përshndet reagimin e shpejt për arrestimin e 19 vjeçarit që dyshohet se vrau të miturin rom

Misioni i OSBE’së në Kosovë ka përshëndetur veprimin e shpejtë të Policisë së Kosovës në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit në rastin e vrasjes në Fushë Kosovë.

“Reagimi i shpejtë i policisë tregon se komunitetet e cenueshme nuk do të shpërfillen”, ka thënë Shefi i Misionit të OSBE’së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu.

Ditë më parë, një fëmijë i moshës 12 vjeçare u gjet i vdekur në rrugë. Vdekja e të cilit momentalisht po hetohet nga prokuroria pasi familja tregoi se në trupin e pajetë kishte shenja dhune.

Misioni i OSBE-së i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së viktimës.

(Kosova Sot Online)