I dyshuari e pranon se e ka goditur në kokë të miturin rom

  • 17 July 2019 - 15:34
I dyshuari e pranon se e ka goditur në kokë të miturin rom

Te rrethi në Fushë Kosovë, Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme e ka arrestuar 19-vjeçarin, Sefedin Osmani, që është i dyshuari kryesor për vrasjen e K.Veselit që u raportua se është 11 vjeçar, por që në certifikatën e lindjes figuron se i ka 9 vjet.

I dyshuari, është përcjellë në polici.

Media nga burimet e saja merr vesh se i dyshuari prara hetuesve gjatë intervistimit mbrëmë ka pranuar se e ka sulmuar me mjete të forta tashmë të ndjerin K.Veseli.

Gjatë ditës së nesërme pritet që të mbahet seanca e parë dëgjimore për këtë rast si dhe aty të shqyrtohet mundësia e dhënies së paraburgimit për personin e dyshuar.

Ndërkohë sot gjatë ditës Policia e Kosovës ka arrestuar S.O., i cili dyshohet se para një jave ka shkaktuar vdekjen e një të mituri në Fushë Kosovë. Lajmin për media e ka konfirmuar prokurori i rastit, Hivzi Bajraktari.

Ai ka bërë me dije se personi me inicialet S.O., rreth të 20-ve, u arrestua mbrëmë pas një aksioni të policisë.

‘Mund të ju konfirmojë se policia tashmë e ka arrestuar një person lidhur me këtë rast. Ai po akuzohet për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’, ka deklaruar Bajraktari.

(Kosova Sot Online)