Eksperti i ekonomisë ka një paralajmërim të rëndë për Kosovën: Është koha e fundit për...

  • 18 July 2019 - 07:35
Eksperti i ekonomisë ka një paralajmërim të rëndë për Kosovën: Është koha e fundit për...

“Vetëm nëse Qeveria e Kosovës nuk jep përgjigje pozitive në lidhje me kontratën e cila mundë të nënshkruhet edhe njëherë mes operatorit Z-MOBILE, atëherë Sindikata e Telekomit të Kosovës së bashku me qytetarët duhet dalin e të protestojnë derisa Qeveria nuk e anulon kontratën mes PTK-s dhe Z-MOBILE, si dhe të kërkojnë nga Prokuroria Speciale e Kosovës që të arrestohen të gjithë ata që kanë marrë pjesë në kontratën e nënshkruar para një dekade mes Telekomit dhe Z-MOBILE”, tha Grapci për Kosova Sot Online”.

Duke analizuar në hollësi zhvillimet e fundit rreth kontestit në mes të Z- mobile dhe Telekomit të Kosovës, dërgimin e rastit në përmbarim dhe paralajmërimin e protestës nga ana e sindikatës së Telekomit të Kosovës, analisti i fushës së ekonomisë, Dardan Grapci konsideron se tani po vijnë orët e fundit dhe vendimtare për t’i dhënë fund zhvatjes së pronarit të Z-Mobile, Blerim Devollit, mbi këtë kompani dhe për të mos lejuar edhe një vazhdim tjetër të kontratës zhvatëse 10 vjeçare në dëm të Telekomit.

Image

Në të kundërtën, nëse nuk veprohet kështu, sipas Grapcit, Telekomi rrezikon të bije përfundimisht edhe zyrtarisht nën kthetrat e Z-Mobile.

Sipas tij, ky rrezik vjen e bëhet edhe më serioz nëse këtë problem vazhdon ta përcjell pa asnjë reagim por vetëm në heshtje qeveria e së Kosovës dhe Prokuroria.

“Protesta e paralajmëruar nga Sindikata e Telekomit të Kosovës duhet të ndodhë gjithsesi, por mendoj që edhe njëherë duhet të provojnë që të flasin me anëtarët e Qeveris së Kosovës duke ju dhënë paralajmërimin të dyja palëve, qeverisë dhe Z-Mobile”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas Grapcit, nëse Qeveria nuk e mbështetë interesin e punëtorëve, atëherë duhet të ndodhë hapi i dytë, protesta e sindikatës së bashku me qytetarët.

“Vetëm nëse Qeveria e Kosovës nuk jep përgjigje pozitive në lidhje me kontratën e cila mundë të nënshkruhet edhe njëherë mes operatorit Z-MOBILE, atëherë Sindikata e Telekomit të Kosovës së bashku me qytetarët duhet dalin e të protestojnë derisa Qeveria nuk e anulon kontratën mes PTK-s dhe Z-MOBILE, si dhe të kërkojnë nga Prokuroria Speciale e Kosovës që të arrestohen të gjithë ata që kanë marrë pjesë në kontratën e nënshkruar para një dekade mes Telekomit dhe Z-MOBILE”, deklaroi Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas Grapcit, nëse vazhdon injorimi i këtij problemi nga institucionet e shtetit, falimentimi është i sigurt dhe pastaj e njëjta kompani të përfundojë në duart e Devollit.

“Jam i bindur qe nëse Qeveria vazhdon me heshtjen e tyre, dhe Prokuroria me mbylljen e veshëve, atëherë kam frike qe Telekomi i Kosovës do mbyllet përfundimisht dhe përmes pushtetarëve të korruptuar ti shitet Blerim Devollit. Prandaj për mos me ardhur deri te kjo situatë, kontrata duhet urgjentisht të anulohet nga Qeveria e Kosovës, si dhe tu bëhet edhe njëherë presion nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, BE-ja dhe Ambasada e Gjermanisë në Kosovë”, përfundoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

Kujtojmë se Sindikata e punëtorëve të PTK-së dhe menaxhmenti janë deklaruar se janë të vendosur që pas datës 30 korrik të mos i vazhdohet asnjë ditë tjetër jetëgjatësia e kundërligjshme dhe zhvatëse operatorit Z- Mobile në dëm të Telekomit – Vala.

(Kosova Sot Online)