Vrasja e 11-vjeçarit, aksion simbolik para stacionit policor në Fushë Kosovë

  • 18 July 2019 - 08:08
Vrasja e 11-vjeçarit, aksion simbolik para stacionit policor në Fushë Kosovë

Një grupi i aktivistëve të Fushë Kosovës sot kanë paralajmëruar një aksion simbolik para stacionit policor të kësaj komune pas vrasjes së 11-vjeçarit.

Në njoftimin e këtij grupi thuhet se “vrasja e fundit e 11-vjeçarit, të përdhunuar disa herë dhe i vrarë nga një kriminel i dyshuar 20 vjeçar është një nga rastet e tmerrshme që shpërfaqin shpërfilljen që institucionet e drejtësisë e kanë ndaj krimit e që po i bënë bashkëpunëtorë ata”.

Sipas tyre, ky rast, i raportuar në janar e që përfundoi në vrasje pas neglizhimit të vazhdueshëm institucional po e bënë çdo herë e më të pasigurt shoqërinë në të cilën jetojmë. Aksioni simbolik fillon nga ora 15:30 para stacionit policor ne Fushë Kosovë.

(Kosova Sot Online )