Për 24 orë në vend ndodhën 59 aksidente

  • 18 July 2019 - 09:10
Për 24 orë në vend ndodhën 59 aksidente

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orë.

Ajo që vërehet , është numri i lartë i aksidenteve, më shumë se ditëve tjera.

Sipas Policisë, në vendin tonë për një ditë kanë ndodhur 59 aksidente.

Prej tyre, 46 pa të lënduar, ndërsa 13 me të lënduar.

Ndërsa, edhe arrestime ka pasur shumë. Për 24 orë janë arrestuar 37 persona, 21 janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre në vuajtje të dënimit.

Për shkelje të rregullave në komunikacion,  janë shqiptuar 1541.

(Kosova Sot Online)