Senatori amerikan: Hetojeni Faceapp-in sa më shpejt që është e mundur

  • 18 July 2019 - 09:32
Senatori amerikan: Hetojeni Faceapp-in sa më shpejt që është e mundur

Senatori amerikan Chuck Schumer kërkoi që të hapet një hetim ndaj aplikacionit FaceApp, i cili i bën përdoruesit të duken më të rinj ose më të vjetër.

Në një dokument të publikuar në Të itter, Schumer e konsideron shumë shqetësues faktin se, “të dhënat personale të qytetarëve amerikane po përfundojnë në duart e një fuqie të huaj armike”.

Shqetësime rreth privatësisë janë ngritur rreth kompanisë ruse Ë ireless Lab, e cila ka zhvilluar aplikacionin e që u bë viral.

Në anë tjetër, FaceApp ka mohuar akuzat duke thënë se nuk i ruan fotografitë dhe nuk i grumbullon të dhëna e përdoruesit, por duke ngarkuar vetëm fotot specifike të përzgjedhur nga përdoruesit.

Kompania vijoi duke thënë se të dhënat e përdoruesit fshihen 48 orë nga ngarkimi.

 

(Kosova Sot Online)