Rrahje në Pejë, arrestohen dy persona- njëri në arrati

  • 18 July 2019 - 10:38
Rrahje në Pejë, arrestohen dy persona- njëri në arrati

Një rrahje mes tre personave ka ndodhur dje në Pejë. Dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe pas trajtimit mjekësor janë arrestuar, një tjetër ndodhet në arrati.

Pas intervistimit, policia njofton se njëri është dërguar në mbajtje e tjetri është liruar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Pejë 17.07.2019-17:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje, janë rrahur mes veti tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, me ç’rast dy prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda trupore ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas tretmanit mjekësor janë arrestuar dhe pas intervistimit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.

(Kosova Sot Online)