Prishtinë: E ngacmonte përmes Facebook-ut një person, arrestohet

  • 18 July 2019 - 10:43
Prishtinë: E ngacmonte përmes Facebook-ut një person, arrestohet

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se po i dërgojnë mesazhe kërcënuese përmes rrjeteve sociale.

Përmes një njoftimi në raportin 24-orësh, policia ka bërë të ditur se viktima mashkull ka raportuar se po merr mesazhe kërcënuese nga një person tjetër përmes Facebook-ut.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se përmes rrjeteve sociale Facebook, nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar është duke pranuar mesazhe kërcënuese. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24-orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)