Jusuf Buxhovi tregon për një gabim që e ka bërë, i kërkon falje FSK-së

  • 18 July 2019 - 10:57
Jusuf Buxhovi tregon për një gabim që e ka bërë, i kërkon falje FSK-së

Historiani Jusuf Buxhovi përmes Facebookut ka treguar për një lapsus që ka bërë mbrëmë në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Buxhovi ka thënë se ka ngatërruar FSK-në me TMK-në.

“Gjatë intervistës së mbrëmshme me Zërin e Amerikës më ka shpëtuar një lapsus, me ç’rast, duke folur për çmilitarizimin e UÇK-së, pa qëllim, kam ngatërruar FSK-në me TMK-në”.

Ai ka kërkuar falje nga FSK-ja për këtë lapsus gjuhësor.

“Që të heqet çdo keqkuptim, kërkoj falje nga FSK-ja për këtë lapsus, ngaqë ajo nuk është objekt trajtimi në vëllimin VI dhe VII të “Kosovës”.

Ndryshe, Buxhovi është bërë mjaft aktual me deklaratat e tij për UÇK-në, ku ka thënë se lufta e UÇK-së nuk ka qenë e pastër, duke i lidhur krerët e saj me vrasjet politike që kanë ndodhur ndaj aktivistëve dhe figurave të LDK-së pas luftës.

 

(Kosova Sot Online)