Lajm i mirë për mërgimtarët, këto janë të dhënat e fundit nga pritjet në pikat kufitare

  • 18 July 2019 - 11:30
Lajm i mirë për mërgimtarët, këto janë të dhënat e fundit nga pritjet në pikat kufitare

Mërgimtarët që po vijnë në Kosovë, këto ditë nuk janë përballur me kolonat në dy pikat kufitare më të frekuentuara, siç ndodhë zakonisht në sezonin e verës.

Në pikën kufitare në Merdare, pritja për të hyrë dhe dalë është vetëm tre deri në pesë minuta, sipas të dhënave të përditësuar nga Qendra  Kombëtare për Menaxhim Kufitar. 

Po ashtu edhe në kufirin Dheu i Bardhë, pritja është e njëjtë edhe në pikat kufitare Muçibabë, Multivodë, Jarinje, Hani i Elezit.

(Kosova Sot Online)