Gjuajnë me armë zjarri në ahengje familjare, arrestohen dy persona

  • 18 July 2019 - 11:53
Gjuajnë me armë zjarri në ahengje familjare, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona që kanë shtënë me armë zjarri në ahengje familjare.

Njëri është arrestuar në Vushtrri dhe i është konfiskuar një pistoletë me tetë copë fishekë dhe katër gëzhoja. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Për të njëjtën vepër u arrestua edhe një burrë në Podujevë, të cilit i është konfiskuar një pistoletë me katër copë fishekë. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)