Vrasja e 9-vjeçarit Kujtim Veseli, kërkohet një muaj paraburgim për të dyshuarin

  • 18 July 2019 - 11:56
Vrasja e 9-vjeçarit Kujtim Veseli, kërkohet një muaj paraburgim për të dyshuarin

Të martën në mbrëmje policia e Kosovës  ka arrestuar Sefedin Osmanin me dyshimet se i njëjti e ka dhunuar e pastaj vrarë 9-vjecarin, Kujtim Veselin. Prokuroria ka kërkuar një muaj paraburgim.

Gjatë ditës së sotme në Departamentin e Krimeve të Rënda pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, u mbajtur seanca e parë dëgjimore për këtë rast.

 I dyshuari, Sefedin Osmani po akuzohet për dy vepra penale ‘Dhunim dhe Vrasje”. Prokurorja kujdestare, Besa Limani ka kërkuar një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasje.

Ndërkohë vendimi për caktimin e masës së paraburgimit pritet të merret sot gjatës orës 14:00.

(Kosova Sot Online)