Dështon mbledhja e Komisionit për Arsim rreth vendimit të KShC-së, asnjë deputet i PAN-it pjesëmarrës

  • 18 July 2019 - 13:38
Dështon mbledhja e Komisionit për Arsim rreth vendimit të KShC-së, asnjë deputet i PAN-it pjesëmarrës

Ka dështuar mbledhja e Komisionit për Arsim që është paralajmëruar për sot në orën 13:00, në mungesë të kuorumit.

Kryetari i Komisionit, Ismajl Kurteshi ka bërë të ditur se në pikën e rendit të ditës ishte diskutimi mbi situatën e fundit rreth vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mosakreditimin e universiteteve publike të Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës.

Në mbledhje ishin të pranishëm deputetët e LDK-së, Vetëvendosjes dhe PSD-së, kurse nga koalicioni qeverisës nuk ishin të pranishëm asnjë deputet

Mbledhja është shtyer për ditën e hënë në orën 13:00 dhe do të ftohet në raportim Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. 

(Kosova Sot Online)