Ndalimi i Daut Haradinajt në Vjenë- flasin nga Ambasada e Austrisë në Kosovë

  • 18 July 2019 - 15:57
Ndalimi i Daut Haradinajt në Vjenë- flasin nga Ambasada e Austrisë në Kosovë

Për lajmin e publikuar në mediat online se gjatë ditës së sotme është ndaluar në Vjenë deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, për shkak të një fletarresti të lëshuar nga Serbia, ka folur ambasada e Austrisë në Kosovë. Të kontaktuar nga media nga ambasada thanë se për ndalimin e Haradinajt janë informuar nga mediat dhe po merren me këtë çështje.

Për vëllain e kryeministrit Haradinaj, Dautin, u raportua se është ndaluar në Vjenë. Mirëpo për ndalimin e tij deri më tani nuk janë deklaruar nga AAK-ja e as familjarë të tij.

Sidoqoftë, media ka kontaktuar me Ambasadën e Austrisë në Kosovë.

Ambasada e Austrisë ka thënë për media se kanë parë lajmin prej mediave dhe janë duke u marrë me këtë çështje, por nuk kanë asgjë zyrtare deri më tani.

Për shkak të fletarresteve të vjetra të Serbisë, më parë janë ndaluar në Evropë persona publik nga Kosova. Para dy vitesh ishte ndaluar edhe kryeministri Ramush Haradinaj për disa muaj në Kolmar të Francës.

Për Daut Haradinajn media ka provuar të marrë një përgjigjje nga disa zyrtarë të AAK-së por asnjëri nuk ka qenë i qasshem në telefon. As vetë deputeti Haradinaj nuk i është përgjigjur thirrjeve në Viber.

(Kosova Sot Online)