Ndalimi i Haradinajt në Austri pas fletarrestit, çfarë dihet deri më tani?

  • 18 July 2019 - 16:02
Ndalimi i Haradinajt në Austri pas fletarrestit, çfarë dihet deri më tani?

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj është liruar nga autoritetet austriake pas intervistimit që i është bërë në ambientet e aeroportit në Vjenë.

Burimet kanë thënë se ai është pyetur në lidhje me fletarrestin e lëshuar nga Serbia.

Deputeti i AAK-së, vellai i kryeministrit Haradinaj, Dauti, është ndaluar në Vjenë për shkak të fletëarrestit të Serbisë.

Pas ndalimit që iu bë kohë më parë kryeministrit Ramush Haradinaj, në Francë, një fat të tillë sot e ka përjetuar edhe vëllai i tij, Dauti.

Burimet kanë thënë se deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është ndaluar nga autoritetet austriake me fletarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Ndalimi është bërë rreth orës 14 e 30.

Sidoqoftë, media ka kontaktuar me Ambasadën e Austrisë në Kosovë.

Ambasada e Austrisë ka thënë për media se kanë parë lajmin prej mediave dhe janë duke u marrë me këtë çështje, por nuk kanë asgjë zyrtare deri më tani.

Për shkak të fletarresteve të vjetra të Serbisë, më parë janë ndaluar në Evropë persona publik nga Kosova. Para dy vitesh ishte ndaluar edhe kryeministri Ramush Haradinaj për disa muaj në Kolmar të Francës.

Për Daut Haradinajn media ka provuar të marrë një përgjigjje nga disa zyrtarë të AAK-së por asnjëri nuk ka qenë i qasshem në telefon. As vetë deputeti Haradinaj nuk i është përgjigjur thirrjeve në Viber.

Kurse, Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj  ka postuar fotografi, me çka e konfirmon se ndodhet i lirë.

Fotografinë Daut Haradinaj e ka postuar në Facebook pas lajmit se ai është ndalur sot në Francë.

“Live nga Vjena”, ka shkruar ai në FB.

Image

(Kosova Sot Online)