Gjendet një mjet i dyshimtë në Prishtinë, policia jep detajet

  • 18 July 2019 - 16:57
Gjendet një mjet i dyshimtë në Prishtinë, policia jep detajet

Një mjet i dyshimtë në Lagjen Arbëria ka alarmuar qytetarët. Policia e Kosovës është në vendin e ngjarjes ku ka bërë sigurimin e vendit.

Rastin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Është raportuar për një mjet të dyshuar. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka bërë sigurimin e nevojshëm të vendit dhe janë njoftuar njësitet kompetente përfshirë edhe FSK’në për veprime të mëtejme”, ka thënë Krasniqi.

(Kosova Sot Online)