Nëna e 9 vjeçarit të vrarë: Se fali gjakun e djalit, kurrë hiq, le të 'kalbet në burg'

  • 18 July 2019 - 17:38
Nëna e 9 vjeçarit të vrarë: Se fali gjakun e djalit, kurrë hiq, le të 'kalbet në burg'

Nëna e 9 vjeçarit K.Veseli, Makfire Ilazi tha  se nuk do e falin personin që vrau djalin e saj, ndërsa u shpreh se do ua lë edhe amanet pasardhësve që me ‘e nxerrë hakun e tij’.

 ‘Unë po e lypi qat person që ma ka myt djalin. Për me ja fal kurrë e 700 vjet me ja fal, kurr e hiq. Edhe një fmijsë të djepit, kojshive amanet kom me jau lan, gjakun e djalit me ja nxerrë hakun’, ka thënë ajo.

 Ndërsa i dyshuari për vrasje, sipas nënës së viktimës përveç dhunimit, edhe ka droguar viktimën.

E njejta është shprehur se djalin ia ka gjetur te kontinierët të vrarë një pastrues, që e ka lajmëruar edhe atë.

(Kosova Sot Online)