Pasi e shfrytëzoi seksualisht, godet 30 herë me thikë 13 vjeçaren sepse ajo zbuloi se…

  • 18 July 2019 - 18:32
Pasi e shfrytëzoi seksualisht, godet 30 herë me thikë 13 vjeçaren sepse ajo zbuloi se…

Një person që kishte marrë nga një familje para përpara se të abuzonte seksualisht me vajzën e tyre 13 vjeçare, është shpallur fajtor për vrasje të “stilit të ekzekutimit”, pasi adoleshentja pretendoi se ishte shtatzënë nga ai.

“Pedofili gjakftohtë” Stephen Nicholson joshi vajzën e quajtur Lucy McHugh në pyll pranë shtëpisë së saj në Southampton duke e qëlluar me thikë rreth 30 herë dhe më pas ka hedhur trupin e saj.

Artisti 25-vjeçar i tatuazheve dhe punonjësja e kujdesit e kishin shfrytëzuar të renë e “pambrojtur” për më shumë se një vit. Tumosja e kanabisit nga Nicholson, i shtonte atij një oreks të çoroditur për seks me vajza nën moshë. 

Ai u shqetësua kur marrëdhëniet seksuale sekrete – të cilat filluan kur Lucy ishte vetëm 12 vjeç – do të zbuloheshin dhe do të ekspozohej si një pedofil, kështu që krijoi një plan të sëmurë për të vrarë adoleshenten.

Vetëm disa orë pas vrasjes së Lucy më 25 korrik të vitit të kaluar, Nicholson i dërgoi një mesazh nënës së saj, duke i thënë të “mbante kokën lart dhe të rrinte e qetë”.

Megjithatë, gruaja e dinte që burri që kishte lënë në shtëpi kishte shfrytëzuar të bijën, duke kryer marrëdhënie seksuale në dhomën e gjumit.

(Kosova Sot Online)