Ja kush e paralajmëron fundin e Blerim Devollit dhe zhvatjes së Telekomit

  • 18 July 2019 - 18:39
Ja kush e paralajmëron fundin e Blerim Devollit dhe zhvatjes së Telekomit

“Pas datës 30 korrik le të përgatitemi që të shkojmë vetëm për ngushëllime tek Z. Mobile dhe tek kompania Devolli sepse po afrojnë orët e fundit të zhvatjes së tyre kriminale në dëm të Telekomit. Këta nuk do të dorëzohen paqësisht prandaj unë pres që me protestën gjithë popullore do të merr fund edhe kjo histori e shëmtuar që për qytetaret e Kosovës ishte, si u dukë në fillim, si virus, e që më vonë u bë edhe kancer i pa evitueshëm, por që më në fund i erdhi koha e fundit-vdekjes edhe të kësaj hajnie kriminale”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Image
Ragip Guraziu

Analisti politik, Ragip Guraziu, vendimin e Blerim Devollit për ta dërguar Telekomin në përmbarim për borxhin që kinse Telekomi duhet t’i paguajë operatorit Z- Mobile, e konsideron si një hakmarrje të fundit para një vdekja klinike.

Sipas Guraziut, shuarja e vetë Z-mobile për shkak të mos vazhdimit të arsyeshëm të kontratës së re nga Telekomi, është një qëndrim i qartë me të cilin po e mbron tani këtë kompani të rrezikuar nga plaçkitja e Devollit sindikata e pa varur dhe menaxhmenti i ri.

“Protesta e paralajmëruar e sindikatës së Telekomit të Kosovës duhet të jetë e fuqishme dhe vendimtare për t’i dhënë fund zhvatjes së pronarit të Z-Mobile, Blerim Devollit, mbi në këtë kompani dhe për të mos lejuar edhe një vazhdim tjetër të kontratës zhvatëse 10 vjeçare në dëm të Telekomit. Unë mendoj që në këtë qëndrim konsistent të kundërshtimit të kontratës , Telekomi duhet ta ketë edhe mbështetjen e qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë, nëse akoma ka pak drejtësi në këtë shtet. Ndryshe përcjellja në heshtje e qeverisë së Kosovës të zërit protestues të punëtorëve të PTK-së të cilët janë të vendosur që pas datës 30 korrik të mos i vazhdohet asnjë ditë tjetër jetëgjatësi e kundërligjshme dhe zhvatëse operatorit Z- Mobile në dëm të telekomit – vala nuk duhet të vazhdoj kështu, qeveria duhet të pozicionet në mbrojtje të Telekomit sepse ndryshe duhet të kërkohet edhe dorëheqja e vetë qeverisë”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sidoqoftë, Guraziu është i sigurt trokitja e Devollit në derën e përmbaruesit për t’i zhvatur edhe ata milionë që i a ka dhënë arbitrazhi në mënyrë kriminale në dëm të Telekomit, është një tregues sipas të cilit po paralajmërohet vdekja klinike e operatorit virtual Z- Mobile nën çatinë e Telekomit.

“Pas datës 30 korrik le të përgatitemi që të shkojmë vetëm për ngushëllime tek Z. Mobile dhe tek kompania Devolli sepse po afrojnë orët e fundit të zhvatjes së tyre kriminale në dëm të Telekomit. Këta nuk do të dorëzohen paqësisht prandaj unë pres që me protestën gjithë popullore do të merr fund edhe kjo histori e shëmtuar që për qytetaret e Kosovës ishte, si u dukë në fillim, si virus, e që më vonë u bë edhe kancer i pa evitueshëm, por që më në fund i erdhi koha e fundit-vdekjes edhe të kësaj hajnie kriminale”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)