Kërkoj ndihmë për gjetjen e gruas dhe fëmijëve, më vonë doli se i mbyti vetë

  • 18 July 2019 - 18:43
Kërkoj ndihmë për gjetjen e gruas dhe fëmijëve, më vonë doli se i mbyti vetë

Chris Watts, 34-vjeç, vrasës nga Colorado, i cili po vuan dënimin me burgim përjetshëm pasi që gjatë gushtit të vitit të kaluar vrau vajzat Celeste, 3-vjeçe, Bella, 4-vjeçe dhe gruan shtatzënë Shanann, pretendon se e ka “pushtuar një shpirt i ligë” dhe se e ka urdhëruar të vrasë më të dashurit e tij.

Kjo vrasje ka shokuar opinionin në SHBA, kurse gjykatësi Marcelo Kopcow e ka quajtur këtë krim “si më jo humani” që ndonjëherë ka pasur rastin ta shoh, edhe pse më parë kishte marrë pjesë në seancat e mijëra rasteve tjera të vrasjeve.

Kujtojmë që Watts kishte fituar vëmendjen e opinionit kur para kamerave tha se gruaja dhe fëmijët i janë zhdukur, duke i bërë apel të gjithëve që ta ndihmojnë në gjetjen e tyre.

E kështu mashtroi gjithë Amerikën për ditë të tëra, por ishte policia që e kuptoi se historia e tij është plot me “vrima” dhe kështu filloi ta hetojë.

Image

Në fund u konstatua se ai kishte të dashur dhe shkonte në shtrat edhe me një mashkull. Një vit pas këtij krimi që shokoi SHBA-të dhe botën, e ëma e vrasësit, Cindy Watts ka treguar se si i biri i saj i ka shkruar duke pretenduar se e “ka gjetur Zotin”.

“Ende jam baba, djalë, pavarësisht të gjithave që kanë ndodhur. Në gjithë këtë situatë kaotike mund të them se jam në shërbim të Zotit. Më ka treguar rrugën e paqes, dashurisë, faljes dhe kështu jetoj çdo ditë”, i kishte thënë Chris ëmës së tij.

Madje ai tani thotë se ndoshta nuk do ta kishte kryer këtë krim po të mos e manipulonin e dashura dhe kolegia Nicole Kissinger.

E policia ka arritur t’i gjejë në telefon fotografitë e tyre nga momentet intime, kurse Kissinger që nga fillimi i hetimeve ka deklaruar se kurrë nuk do të kishte besuar se ai një ditë do ta vriste familjen e tij.

Por teorinë e tij se është “pushtuar nga shpirti i ligë” e përkrahin dy mikesha të këtij vrasësi, Ana dhe Kate, të cilat pretendojnë se ai u kishte thënë se i “vije keq” për atë që ka bërë.

“Chriss ndihej sikur të ishte pushtuar nga një shpirt i ligë, i dukej sikur dikush tjetër e ka marrë kontrollin e jetës së tij dhe e kishte urdhëruar të mbyt gruan dhe fëmijët. Më pas i është dukur sikur është zgjuar nga gjumi”, ka deklaruar mikesha e tij Ana, shkruan Mirror.

Se kush e kishte urdhëruar t’i varros tinëzisht dhe ta gënjejë gjithë Amerikën derisa policia e zbuloi, nuk dihet. Por, një gjë është e sigurt që Chriss do ta kalojë pjesën tjetër të jetës prapa grilave.

(Kosova Sot Online)