Kundërshtohet Autostrada e Dukagjinit, Lekaj thotë se ajo do të ndërtohet me çdo kusht

  • 18 July 2019 - 19:59
Kundërshtohet Autostrada e Dukagjinit, Lekaj thotë se ajo do të ndërtohet me çdo kusht

Autostrada që lidhë Dukagjinin është një nga projektet më të kushtueshme të buxhetit të shtetit.

Një investim të tillë që po bëhet nga ministria e Infrastrukturës ka mbështetjen e plotë edhe të kreut të qeverisë Ramush Haradinaj.

E procedurat për të filluar ndërtimin e kësaj autostrade tashmë kanë përfunduar.

Ani pse projektin e votuan të gjithë ministrat, disa prej tyre tani nuk po pajtohen me këtë vendim.

E kjo gjë po e habit shumë Ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Pavarësisht këtyre kundërshtimeve, Lekaj thotë nuk do të ndalë projektin.

Ky projekt, sipas minstrit të Infrastrukturës, do të vazhdojë edhe nëse bie qeveria.

E kjo autostradë thuhet se do të kushtojë 1 miliardë euro.

Por, Lekaj e mohoi një gjë të tillë duke thënë se kostoja e saj fillestare do të jetë 56 milionë. Madje ai zotohet se kjo është një nga autostradat që do të kushtojë më së paku.

Autostrada do të jetë e gjatë 95.5 km, dhe do të lidhë Istogun, Pejën, Junikun, Deçanin, Klinen, Rahovecin e Prizrenin.

Pos për autostradën, Lekaj foli edhe për marrëdhëniet e tij me PDK dhe Nismën.

Ai tha se qe nuk kanë pasur telashe këto dy vite sa janë në koalicion. E, Lekajt në fakt do t`i duhet të bashkëpunojë pikërisht me ministrin që po e kritikon autostradën, pasi që shpronësimi i pronave kah do të kalojë autostrada behet nga Ministria e Mjedisit.

(Kosova Sot Online)