Qyteti më i varfër në Kosovë: Mitrovica shtrenjton mjekimin, 3 euro kontrolla në Emërgjencë

  • 18 July 2019 - 20:33
Qyteti më i varfër në Kosovë: Mitrovica shtrenjton mjekimin, 3 euro kontrolla në Emërgjencë

Sipas statistikave, qyteti i Mitrovicës prinë në nivel Republike, sa i përket rasteve sociale.

E nga sot, atyre iu ka shtuar edhe një hall më shumë, pasi kushdo që ka nevojë për trajtim në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, duhet t’i marrë me vete së paku 3 euro.

Kaq është bërë pagesa tani në këtë institucion shëndetësor.

Kjo ka bërë që edhe fluksi i pacientëve të zvogëlohet.


(Kosova Sot Online)