Rrëfimi i babait të Sefedin Osmanit që dyshohet për vrasjen e 9-vjeçarit nga Fushë Kosova

  • 18 korrik 2019 - 20:49
Rrëfimi i babait të Sefedin Osmanit që dyshohet për vrasjen e 9-vjeçarit nga Fushë Kosova

Babai i Sefedin Osmanit, të dyshuarit për vrasjen e djaloshi 9 vjeçar në Fushë Kosovë, ka thënë se nëse djali i tij gjendet fajtorë, atëherë ai duhet ta marrë dënimin e merituar. Ai madje ka rrëfyer se si ka bashkëpunuar me policinë e Kosovës për ta gjetur djalin e tij.

E për këtë, kanë ndihmuar edhe komuniteti egjiptian në Fushë Kosovë.

“Në momentin që kam kuptuar që është mbyt një fëmijë në Fushë Kosovë, kam shkuar në stacionin e policisë, dhe kam kërkuar që të zbardhet ky rast, dhe kam premtuar policinë që do të bashkëpunoj në momentin që kuptoj diçka.” tha përfaqësuesi i komunitetit egjiptian.

I dyshuari, Sefedin Osmani, kishte qëndruar për dy ditë tek të afërmit e tij në fshatin Plemetin, e për ta gjetur, babai i tij kishte kontaktuar të gjithë ata që e njihnin atë, në mënyrë që ta dijë se ku gjendet 19 vjeçari.

“Unë kam dalë si babë, kam kërkuar te miqtë e në shumë vende, dhe e gjeta kontaktin me të dhe ia kam dorëzuar policisë” tha babai i Sefedin Osmanit

Në këtë rast, policia ia burgosi djalin, ndërsa ai vet, së bashku me familjen e tij, u zhvendosën në fshatin Plemetin për shkaqe sigurie.

Por, babai shtoi se kjo nuk është hera e parë që ai kishte bërë probleme, madje kishte bërë edhe më herët.

“Na gjuante, e shumë e shumë herë e kam lajmëruar rastin edhe në polici. Ka vjedhur edhe biçikleta. Çdo gjë që e ka bërë, unë i kam rastet në polici” tha Osmani.

Ai bëri kërkesë për organet e drejtësisë, se nëse biri i tij gjendet fajtorë, ta merr dënimin e merituar.

“Aspak nuk më intereson për të. Se sa do më ishte dukur mirë mua të ma kishte bërë këtë së pari ndokush, birit tim, e tani të ia bëjë tjetër kujt” tha ai.

(Kosova Sot Online)