Kërkohet vendimi urgjent që mund t’i fundos Devolllët

  • 19 July 2019 - 07:45
Kërkohet vendimi urgjent që mund t’i fundos Devolllët

“Prolongimi eventual i kësaj çështje mund të shkaktoj pakënaqësi të qytetarët, e cila mund të prodhojë revoltë dhe manifestime të formave të tjera të pakënaqësisë popullore”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Një peticion me 10 mijë nënshkrime të qytetarëve të Kosovës të cilët e kundërshtojnë homologimin zhvatës të automjeteve në Republikën e Kosovës me monopolin dhjetë vjeçar të kompanisë Devolli, është dorëzuar tani në Kuvendin e Kosovës dhe pret shqyrtimin e tij sipas procedurës, nga ana e ligjvënësve të zgjedhur nga populli.

Image

Analistët politikë kërkojnë që ky peticion të fillojë të trajtohet tani me urgjencë dhe me prioritet, për t’i dhënë zgjidhje problemit të ngritur, para se Kuvendi të shkojë në pushime të verës, ndryshe zvarritja do të ishte një injorim i votës dhe zërit qytetar.

Një urgjencë të tillë të domosdoshme veprimi e kërkon edhe analisti politik, Florim Zeqa, pasi sipas tij, deputetët aty janë me votë të drejtpërdrejtë qytetare dhe duhet të ju përgjigjen atyre.

“Pas dorëzimit të peticionit me nënshkrimet e 10 mijë qytetarëve në Kuvendin e Kosovës, kjo kërkesë e qytetarëve duhet të trajtohet me urgjencë në Kuvendin e Kosovës, madje ky peticion duhet të ketë prioritet të veçantë në komisionin përkatës parlamentar dhe të thërret edhe seancë plenare të jashtëzakonshme në mënyrë që të artikulohet zëri qytetar kundër zhvatjes kriminale të Devollëve për një dekadat të tërë në fushën e homologimit, sepse janë po ata qytetar që ju dhanë një besim përfaqësimi në Kuvend deputetëve të partive politike, pa dallim në pozitë dhe opozitë, por duke u bazuar në zotimet e tyre për shtet të së drejtës dhe për zhvillim ekonomik të vendit”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Derisa ky peticion është nënshkruar me vetë iniciativë të lirë qytetare, pa ndikim të politikës, zvarritja e tij për shqyrtim, sipas analistit Zeqa, mundë të nxis reaksione dhe protesta, pasi 10 mijë qytetarë fare lehtë mundë t’i përgjigjen tani edhe ftesës për protestë, sikur që i janë përgjigjur ftesës për nënshkrim të peticionit.

“Prolongimi eventual i kësaj çështje mund të shkaktoj pakënaqësi të qytetarët, e cila mund të prodhojë revoltë dhe manifestime të formave të tjera të pakënaqësisë popullore. Vetëm marrja vendimit në Kuvend nga ana e deputetëve për ndërprerjen e menjëhershme të monopolit të Devollëve në homologim do të krijonte premisat e barazisë ligjore dhe konkurrencës së lirë në fushën e homologimit dhe jo vetëm”, tha analisti Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas Florim Zeqës, pas ndërprerjes së monopolit të Devollëve në homologim dhe jo vetëm, hapet rruga për zhveshjen nga monopolet e të gjithë politikanëve të pasluftës, të cilët kanë uzurpuar dhe ushtrojnë monopol mbi çdo segment të jetës në Kosovë.

“Përfshirë administratën shtetërore, ndërmarrjet publike e private, borde e agjencione e deri në të drejtat më elementare të qytetarëve, e që këtyre të fundit ju servohen në formë të privilegjeve në këmbim të votës dhe anëtarësimit në parti, si bie fjala, e drejta për punësim dhe zhvillim biznesi, përfitim tenderi e deri tek përfitimi në asistencë sociale, status të veteranit, invalidit.

Ndryshe, mos trajtimi me urgjencë dhe eliminimi i monopolit kriminal, përveç se tallje dhe mos përfillje e vullnetit të qytetarëve, do të thotë mbrojtje "ligjore" e aktiviteteve kriminale në vend. Përtej kësaj, katërçipërisht do të vërtetonte përfshirjen e deputetëve dhe krerëve partiak në pazaret e pista me Devollët”, përfundoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)