Në këtë aplikacion mund ta shihni aeroplanin me të cilin vijnë familjarët e juaj në Kosovë

  • 19 July 2019 - 09:27
Në këtë aplikacion mund ta shihni aeroplanin me të cilin vijnë familjarët e juaj në Kosovë

Muaji korrik dhe gusht është muaji kur mërgimtarët marrin rrugën drejt Kosovës. Disa marrin rrugën me vetura, disa bëjnë rrugën me autobus, ndërsa edhe një pjesë tjetër e tyre i hipin aeroplanit që të arrijnë më shpejtë në Kosovë.

Aeroplani është transporti më i shpejtë, por edhe më i kushtueshëm në këtë sezone verë.

Pushimet verore po sjellin mërgimtarët në Kosovë nga Gjermania, Zvicra, Suedia, Austria, Belgjika e shumë vende të tjera të Evropës.

Të gjitha shtetet ku ka mërgimtarë ka edhe aeroporte që ata i përdorin për të u nisur me aeroplan në Kosovë.

Ndërkaq për të gjithë ata që dëshirojnë të shohin se ku ndodhen familjarët e tyre me aeroplan në kohë reale, ekziston një aplikacion që quhet Flight Radard 24, që tregon se ku është saktësisht një aeroplan që niset nga Gjermania ose Zvicra, drejt Prishtinës.

Në këtë aplikacion ju mund të shihni se për sa minuta ateron aeroplani në Prishtinë, në çfarë shpejtësie po lëviz, në çfarë lartësie është si dhe mund ta shikoni lëvizjen e tij në 3D.

Flightradar24 mund ta vëzhgoni në këtë LINK, ose duke e shkarkuar si aplikacion me po këtë emër në telefonat tuaj të mençur.

Ndryshe aterimet e aeroplanëve në Aeropartin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, mund t’i shikoni edhe në faqen zyrtare të aeroportit.

(Kosova Sot Online)