Aksident në Skenderaj, lëndohen pesë persona

  • 19 July 2019 - 10:58
Aksident në Skenderaj, lëndohen pesë persona

Pesë persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur ndërmjet dy veturave në Skenderaj, mëngjesin e sotëm.

Lajmin për media e ka konfirmuar Avni Zahiti nga policia rajonale e Mitrovicës. Aksidenti ka ardhur si shkak i marrjes së përparësisë së kalimit.

“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar sot rreth orës 8:30 në Skenderaj.Të përfshira në aksident  dy vetura civile,ku si pasoj lëndime kanë pësuar pesë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, tha Zahiti.

Ndërkohë, nga hetimet e bëra ne vendin e ngjarjes, shkaktar i aksidentit konsiderohet marrja e përparsisë së kalimit.

(Kosova Sot Online)