Haradinaj takon U.D. e shefit të ri EULEX-it

  • 19 July 2019 - 10:59
Haradinaj takon U.D. e shefit të ri EULEX-it

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim UD shefin e EULEX-it, Bernd Thran, të cilit i ka uruar detyrën e re në krye të misionit të BE-së për sundimin e ligjit.

Haradinaj ka shkruar se me EULEX-in si mision këshilldhënës shprehim vullnetin për bashkëpunim.

“Me ushtruesin e detyrës së EULEX-it, si mision i tanishëm këshillëdhënës, shprehëm vullnetin e dyanshëm për intensifikimin e bashkëpunimit për fuqizimin e sistemit të drejtësisë”.

Haradinaj ka thënë se Kosova, së bashku me BE-në dhe shtetet aleate, ka arritur progres substancial në konsolidimin e sundimit të ligjit.

(Kosova Sot Online)