Prokuroria thotë se do të rishikohen të gjitha rrethanat e vrasjes së 9 vjeçarit

  • 19 July 2019 - 12:53
Prokuroria thotë se do të rishikohen të gjitha rrethanat e vrasjes së 9 vjeçarit

Prokuroria e Shtetit ka bërë me dije se do të rishikohen të gjitha rrethanat e vrasjes së 9 vjeçarit në Fushë Kosovë.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia e Kosovës dhe Kryeprokuri i Shtetit u kanë shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të 9 vjeçarit, derisa kanë thënë se vrasësi i dyshuar është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim.

Në komunikatë thuhet se do të rishikohen të gjitha procedurat, veprimet dhe rrethanat e kësaj tragjedie.

“Vrasësi i dyshuar është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim. Policia e Kosovës dhe Kryeprokurori i Shtetit i Republikës së Kosovës,  po punojnë së bashku në rishikimin e plotë të procedurave, veprimeve dhe rrethanave të kësaj tragjedie të hatashme. Do të punojmë me zell për të trajtuar mangësitë e identifikuara dhe për të zhvilluar protokolle më të mira, të cilat do të mbrojnë më mirë qytetarët, veçanërisht ata që janë më të cenueshëm në shoqërinë tonë”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)