Ku u bazua Policia e Kosovës kur e dënoi vajzën që qeshi në mes të natës

  • 19 July 2019 - 14:01
Ku u bazua Policia e Kosovës kur e dënoi vajzën që qeshi në mes të natës

Mbrëmë Policia e Kosovës ka gjobitur një vajzë e cila qeshi me zë të lartë pas mesnatës në Prishtinë. Aida Gashi nga Prishtina thotë se është gjobitur me 100 euro nga Policia e Kosovës vetëm se në orët e para të së enjtes, qeshi me zë në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Në një postim në Facebook, ajo ka publikuar gjobën e shqiptuar nga Policia teksa ka deklaruar se është “dënuar me 100 euro vetëm se ka qeshur me zë”.

E kjo gjobë parashihet edhe me ligj, saktësisht Neni numër 8

Bezdisjet Publike– Shkeljet që kanë të bëjnë me zhurmën

1. Kushdo që shkakton zhurmë të pa nevojshme dhe të padurueshme që dëgjohet të banorët për rreth apo në rrugë dhe që shqetësojnë personat tjerë nga ora 22:00 e deri në orën 07:00 gjatë ditëve të javës dhe prej orës 23:00 e deri ne orën 07:00 të shtunave dhe të dielave, dënohet për kundërvajtje.

2. Nëse kundërvajtjet nga paragrafët 1 të këtij neni janë kryer nga personi fizik, ai /ajo dënohet me gjobë prej tridhjetë (30) deri pesëqind (500) Euro.

3. Nëse kundërvajtjet e parapara në paragrafin 1 të këtij neni janë kryer nga pronari ose personi përgjegjës i një subjekti juridik, ai/ajo dënohet me gjobë prej njëqindepesëdhjetë (150) deri shtatëqind (700) Euro. 

(Kosova Sot Online)