Vdes një kosovar në plazhin e Durrësit

  • 19 July 2019 - 15:25
Vdes një kosovar në plazhin e Durrësit

Një kosovar ka humbur jetën në plazhin e Durrësit në mesditën e sotme.

Media mëson se një mashkull i moshës rreth të 60-ave është gjetur pa shenja jete në bregdet.

Nga dyshimet e para, thuhet se kosovari ka pësuar infarkt gjersa po lahej në det.

Trupi i pa jetë është gjetur në bregdet afër pistës Kosova.

Nuk dihet ende identiteti i të ndjerit.

(Kosova Sot Online)