Lajmi për dorëheqjen e Haradinajt shkon në botë

  • 19 July 2019 - 17:16
Lajmi për dorëheqjen e Haradinajt shkon në botë

Kryeministri i Kosovës ka dhënë dorëheqje pasi është ftuar për intervistim nga Gjykata e Hagës për hetimin e krimeve kundër serbëve etnikë gjatë dhe pas luftës 1998-1999.

Ramush Haradinaj tha të premtën se ai ka pranuar për tu intervistuar nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale për Kosovën, javën e ardhshme dhe nuk ka dashur që këtë ta bëjë si Kryeministër i Kosovës.

Ai ka thënë se ka informuar kabinetin qeveritar se ka dhënë dorëheqje dhe ka kërkuar nga Presidenti të thërrasë zgjedhet e parakohshme parlamentare. 

Dhomat e Specializuara ishin formuar pas një raporti nga Këshilli i Evropës së vitit 2011 rreth akuzave të krimeve të luftës të përhapura nga pjesëtarët shqiptarë etnikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjykata kishte filluar ti intervistojë disa nga ish luftëtarët e UÇK-së këtë vit. Haradinaj ishte një nga komandantët më të lartë në UÇK, shkruan The Associated Press.

(Kosova Sot Online)