Dorëheqja e Haradinajt, reagon edhe Isa Mustafa

  • 19 July 2019 - 17:52
Dorëheqja e Haradinajt, reagon edhe Isa Mustafa

Ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, nëpërmjet një deklarate, ka thënë se LDK-ja në vazhdimësi ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë por ndjejnë keqardhje që kjo ndodhi për shkak të ftesës nga dhomat e specializuara.

Postimi plotë i tij:

Qytetarë të nderuar,

LDK në vazhdimësi ka kërkuar që kjo qeveri të japë dorëheqje, por ndjejmë keqardhje që kjo ndodhë për shkak të ftesës nga Dhomat e Specializuara, të Kryeministrit të Kosovës.

Besoj fuqishëm se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pastër dhe poashtu besoj se pafajësia e z. Haradinaj do të provohet edhe kësaj radhe.

(Kosova Sot Online)