Daja i autorit që vrau gruan me thikë në zemër: Ishte xheloz, na turpëroi zonën

  • 19 July 2019 - 17:59
Daja i autorit që vrau gruan me thikë në zemër: Ishte xheloz, na turpëroi zonën

Pas ngjarjes së rëndë e cila tronditi Durrësin flet daja i autorit që vra gruan me thikë në zemër.

Ai zbulon se çifti kishte konflikte për xhelozi. Daja i autorit thotë se ata nuk  vuanin nga probleme ekonomike.

“E kam nip, djalë motre, na turpëroi zonën. Që kur ka hyrë në punë, bëheshe xheloz, por nëse bëhesh xheloz ndaje. 

Kishin një djalë. Ishte shumë çupë e mirë. 

Ai ishte në punë, punonte shofer i një drejtori të OSHEE, nuk e di në Durrës a në Tiranë. 

Nuk kishte probleme ekonomike. Një djalë kanë nja 8 vjeç. Korça nuk e ka në traditë të bëjë krime të tilla“, thotë daja i autorit për Report TV.

Adriatik Kuka vrau gruan me thikë në zemër, ngjarje kjo e ndodhur në zonën e Spitallës, për shkaqe xhelozie.

Ajo është dërguar në spital nga vëllai i saj, por edhe pas ndërhyrjes së mjekëve, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Viktima është Hazbije Kuka, 36 vjeçe.

Policia po punon për kapjen e autorit të krimit.

(Kosova Sot Online)