PDK reagon pas dorëheqjes së Haradinajt, paralajmërojnë hapa pas kthimit të Veselit

  • 19 July 2019 - 18:39
PDK reagon pas dorëheqjes së Haradinajt, paralajmërojnë hapa pas kthimit të Veselit

Zëvendëskryeministri i Qeverisë në largim nga radhët e PDK’së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas ftesës që Specialja ia ka bërë kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, për të dëshmuar javën e ardhshme në Hagë në cilësinë e të dyshuarit.

Hoxhaj ka thënë se një lajm të tillë e kanë pranuar me keqardhje, ndërkohë ka thënë se pastërtinë luftën e UÇK’së, nuk do të mund ta cenojë askush.

Ndër të tjera Hoxhaj ka paralajmëruar hapa nga PDK’ja, pas kthimit të Veselit nga SHBA-të, si pasojë e situatës së re të krijuar, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt. 

Reagimi i plotë i Enver Hoxhajt:

Me keqardhje e kam marrë lajmin e dorëheqjes së papritur të Kryeministrit Ramush Haradinaj.

Lufta e UÇK-së është e shenjtë dhe asnjë gjykatë nuk mund ta cënojë pastërtinë e saj.

Ky është një zhvillim serioz për vendin. Pas kthimit nesër nga SHBA-të të Kryetarit Kadri Veseli, si PDK do t’i diskutojmë hapat e ardhshëm, të cilat do t’i ndërmarrim në pajtim me interesat madhore dhe të ardhmen e Kosovës.

(Kosova Sot Online)