Isa Mustafa mbledh sonte partinë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt

  • 19 July 2019 - 18:48
Isa Mustafa mbledh sonte partinë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, do të mbledhë kryesinë e partisë së tij sonte në orën 19 e 30.

Ky takim i anëtarëve të kryesisë së LDK’së do të mbahet pas situatës së re të krijuar me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra për media e LDK’së. 

“Sot (e premte), më datë 19 korrik 2019, në orën 19:30, në Selinë e LDK-së, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban takim me Kryesinë e LDK-së.” Thuhet në njoftim.

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit pas ftesës që ka marrë për intervistim si i dyshuar nga Gjykata Speciale.

(Kosova Sot Online)