Berisha reagon pas dorëheqjes së Haradinajt, godet prapë Thaçin e Baton Haxhiun

  • 19 July 2019 - 19:42
Berisha reagon pas dorëheqjes së Haradinajt, godet prapë Thaçin e Baton Haxhiun

Ish-udhëheqësi i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për të dhënë dorëheqje nga posti i tij, pas marrjes së një ftese për paraqitje në Gjykatën Speciale, në cilësinë e të dyshuarit.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij zyrtare, në rrjetin social Facebook, në internet, Berisha e ka cilësuar “akt shtetar dinjitoz” veprimin e sotshëm të Haradinajt.

Berisha po ashtu ka shfrytëzuar rastin të sulmojë përsëri presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe gazetarin Baton Haxhiu.

“Komandanti trim qe luftoi me heroizem kunder pushtuesve dhe ndihmoi dhe shpetoi qindra familje shqiptare nga barabarite serbe gjate luftes, shtetar me integritet dhe kryminister efiçent e adhetar i flakte, Ramushi kundershtou me guxim te madh projektin e Serbise se Madhe te Vuçiç, Zografit Bis, Miladinit shqipfoles dhe Baton Stanishiqit per çka dhe fitoi admirimin, mbeshtetjen e madhe te qytetareve te Kosoves dhe mbare kombit shqiptar”, ka shkruar ai në Facebook.

Shkrimi i plotë i Berishës:

Nje akt shtetar dinjitoz!

Miq, sot Kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj dha doreheqjen pasi thirret per t’u intervistuar nga Gjykata Speciale e Hages.

Duke shprehur vleresimin tim per aktin e tij dinjitoz shtoj ketu se kjo eshte hera e dyte qe z. Ramush Haradinaj jep ne menyre dinjitoze doreheqjen si Kryeminister i Kosoves dhe hera e trete qe ai paraqitet para Gjykates se Hages ne pergjigje te thirrjes se drejtesise nderkombetare. Ne dy rastet ai eshte gjetur i pafajshem. Komandanti trim qe luftoi me heroizem kunder pushtuesve dhe ndihmoi dhe shpetoi qindra familje shqiptare nga barabarite serbe gjate luftes, shtetar me integritet dhe kryminister efiçent e adhetar i flakte, Ramushi kundershtou me guxim te madh projektin e Serbise se Madhe te Vuçiç, Zografit Bis, Miladinit shqipfoles dhe Baton Stanishiqit per çka dhe fitoi admirimin, mbeshtetjen e madhe te qytetareve te Kosoves dhe mbare kombit shqiptar.

Me kete rast une shpreh nderimin tim te palekundur per vepren dhe aktin e tij burreror te Ramush Harajdinajt dhe besimin e palekundur ne drejtesine nderkombetare, e cila e ka shpallur ate dy here te pafajshem.

Une gjithashtu iu bej thirrje forcave politike ne Kosove, qytetareve te saj dhe mbare kombit shqiptar te kundershtojne me vendosmeri te palekundur te gjitha perpjekjet, prapaskenat per ndarjen dhe coptimin e Kosoves te projektit te Serbise se Madhe te Vuçiç, argateve te tij shqipfoles, albanofobe, Zografit Bis, Miladinit shqipfoles Baton Stanishiqit qe festojne sonte doreheqjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe thirrjen e tij nga Gjykata e Hages. sb

(Kosova Sot Online)