Berisha për Haradinajn: Komandant shko dhe kthehu edhe më i fortë

  • 19 July 2019 - 20:07
Berisha për Haradinajn: Komandant shko dhe kthehu edhe më i fortë

Deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK’së ka reaguar pas lajmit se Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit pasi që është thirrur nga Gjykata Speciale si i dyshuar për krime lufte.

“Një hero në luftë nuk mund të jetë tjetër edhe në paqe”, ka shkruar Berisha në faqen e tij në Facebook.

“Ramushi si burrështetas dëshmoi dy herë duke lënë poziten e Kryeministrit për të dëshmuar pastërtinë e luftës së shenjët të UÇK- së”

Në fund Berisha ka thënë se pret nga Haradinaj që të kthehet edhe më i fortë.

“Komandant shko dhe kthehu edhe më i fortë të presin ende punë të mëdha në vend”.

(Kosova Sot Online)