Arrestohet maniaku 73 vjeçar, zbulohet videoja seksuale me të mitur

  • 19 July 2019 - 21:21
Arrestohet maniaku 73 vjeçar, zbulohet videoja seksuale me të mitur

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë numër 3, kanë ndaluar 73-vjeçarin me inicialet L.S me banim në Vlorë, për veprat penale “Vepra të turpshme” dhe “Ngacmim seksual”.

Ndalimi i tij u bë pasi nga verifikimet e kryera dhe si rezulat i kqyrjes së pamjeve filmike rezultoi se është autor i dyshuar i këtyre veprave penale,  ngjarje e ndodhur më datë 09.07.2019, ku ky shtetas shfaqet në një video, duke kryer vepra të turpshme para dy minoreneve.

Materialet proceduriale në ngarkim të tij do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore.

(Kosova Sot Online)