Limaj përjashton çfarëdo rikompozimi të Qeverisë: Me dorëheqjen e Haradinajt, vendi shkon në zgjedhje

  • 19 July 2019 - 21:56
Limaj përjashton çfarëdo rikompozimi të Qeverisë: Me dorëheqjen e Haradinajt, vendi shkon në zgjedhje

Fatmir Limaj ka mohuar se partia e tij, Nisma Socialdemokrate, do të jetë pjesë e një qeverie teknike, duke mos shkuar në zgjedhje. Ai tha se me dorëheqjen e kryeminstrit Ramush Haradinaj, vendi automatikisht shkon në zgjedhje.

Ai ka thënë se të gjitha procedurat duhet të respektohen por megjithatë dorëheqja e kryeministrit nënkupton zgjedhje.

“Me dorëheqjen e Haradinajt vendi automatikisht shkon në zgjedhje. Të gjitha procedurat duhet të respektohen por gjendja faktike është kjo, vendi do të shkojë në zgjedhje.”, ka thënë Limaj. 

Në pyetjen se a do të futet përsëri Nisma në koalicion me AAK’në, Limaj është përgjigjur se nuk futet në kombinime në këtë moment.

“Nisma është e përgatitur për zgjedhje dhe unë nuk futem në asnjë kombinim pa shku te vota e qytetarit”, ka shtuar Limaj.

(Kosova Sot Online)