Lekaj i ka disa fjalë për Haradinajn pas dorëheqjes

  • 19 July 2019 - 22:02
Lekaj i ka disa fjalë për Haradinajn pas dorëheqjes

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për të dhënë dorëheqje nga posti i tij, pas marrjes së një ftese për paraqitje në Gjykatën Speciale, në cilësinë e të dyshuarit.

“E padrejta nuk mundi të ligshtojë asnjëherë, sepse atë gjithmonë e sfidove ballëhapur e me burrëri si një burrshtetas, me nder e sakrificë”, ka shkruar Lekaj në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, në internet. 

“Në krah me ty e fituam paqen, në krah me ty fituam shumë beteja, bashkë me ty e zhvilluam dhe e forcuam shtetin, e bashkë me ty do të dalim fitues edhe në këtë betejë”, është shprehur Lekaj.

“Gjithmonë do të jemi bashkë!”, përfundon shkrimi i Lekajt.

(Kosova Sot Online)