Paralajmëron analisti politik: Kështu do të turpërohen deputetët para peticionit të 10 mijë qytetarëve

  • 20 July 2019 - 07:44
Paralajmëron analisti politik: Kështu do të turpërohen deputetët para peticionit të 10 mijë qytetarëve

“Mezlishti, që dikush po e quan Kuvend, këtë që është plot e përplot më rrugaç e vagabondë me vota të vjedhura, të manipuluara, të blera, që për rastin e hajnisë me homologimin vetëm lehën kot dhe nuk ndërmorën asgjë konkretisht, përsëri do të veprojnë njësoj. Si pozita si opozita lehin po lehin sipas zanatit të vetë por le të mos harrojmë se janë të të njëjtit grup bandash, edhe këta krye cuba dhe këta kryebanditë, që janë të veshur me xhaketën e pushtetit, e kanë bërë zap edhe sistemin e kalbur gjyqësor”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Mbledhja e shpejtë e 10 mijë nënshkrimeve të qytetarëve dhe dërgimi i tyre në Kuvend për të kundërshtuar monopolin në homologim, dhe vetë homologimin si metodë plaçkitësve nga grupet e inkriminuara të interesit të lidhura me pushtetin, sipas analistit politik, Reshat Badallaj, flet për ngritjen e madhe të vetëdijes qytetare kundër krimit e korrupsionit dhe kundër padrejtësive që ju bëhen atyre nga lidhjet politiko mafioze, por që sipas Badallajt, se këta qytetar përsëri do të ndahen të zhgënjyer nga politika e inkriminuar që nuk do ta përfill kërkesën e tyre.

Image
Reshat Badallaj

“Tashmë edhe populli anë e mbanë Kosovës e ka kuptuar se banda famëkeqe me gjak serbi, por që ka vetëm një emër, e që quhet DEVOLLI, po e plaçkitë Kosovën, përkatësisht qytetarët me homologimin e turpshëm. Me shumë të drejtë qytetarët janë ngritur kundër kësaj plaçke banditësh”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sido që të jetë Badallaj thotë se qytetarët duhet ta dinë dhe të mos mashtrohen e mendojnë ndryshe sepse kjo plaçkë që ju bëhet në pikë të ditës mbështet fuqishëm nga pushteti.

“Kryebanditët, krye mafiozët, krye hajnat, krye vagabondët e pushtetit që bashkërisht vjedhin në pikë të ditës deri në palcë djersën e qytetarëve. Edhe pse zëri i tyre kundërshtues kundër homologimit ka shkuar në Kuvend, që të anulohet ky lloj krimi, Badallaj nuk pret se do të shqyrtohet me shpejtësi, e aq më pak që do të merret vendim në favor të qytetarëve pasi që deputetët janë servil të partive politike të cilat han që të gjitha, kush më shumë e kush më pak, në “kuzhinën” Devolli. “Mezlishti, që dikush po e quan Kuvend, këtë që është plot e përplot më rrugaç e vagabondë me vota të vjedhura, të manipuluara, të blera, që për rastin e hajnisë me homologimin vetëm lehën kot dhe nuk ndërmorën asgjë konkretisht, përsëri do të veprojnë njësoj. Si pozita si opozita lehin po lehin sipas zanatit të vetë por le të mos harrojmë se janë të të njëjtit grup bandash, edhe këta krye cuba dhe këta kryebanditë, që janë të veshur me xhaketën e pushtetit, e kanë bërë zap edhe sistemin e kalbur gjyqësor”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Përndryshe, sipas Badallajt, këto banda sikur mos t’i kishin gishtat thellë të futur në krim, edhe rrjeti mafioz i kanaleve të nëntokës kriminale do të shkatërrohej.

“Sikur ne të ishim shtet i së drejtës, po të funksiononim ashtu, këta njerëz që e kanë lejuar dhe e kanë zbatuar homologimin mopolilist, do të burgoseshin shumë shpejtë dhe nuk do të lejoheshin për të vazhduar kaq gjatë. Madje përveç se do të dënoheshin me burg, shteti i së drejtës dhe gjykata e pa varur, kundër tyre do të vendoste edhe masën obligative të kthimit të parave të vjedhura nga qytetarët nëpërmes homologimit kriminal”, përfundoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)